E mërkurë, 20 Janar, 2021
9 C
Tirana

Shqipëria do të mbyllet sërish? Rama flet për gjendjen kritike në vend

Rama foli sot në konferencën për mediat, në lidhje me situatën e rënduar nga koronavirusi. Pyetja që bëjnë më shpesh qytetarët lidhet me faktin nëse vendi i ka kapacitetet për të përballuar situatën, dhe nëse mund ti rikthehemi mbylljes. Kryeministri Rama tha se Shqipëria nuk mund të mbyllet sërish, pasi kjo do të sillte pasoja kritike.

“Një mbyllje tjetër është diçka me përmasa jashtëzakonisht kritike për të gjithë. Një kontroll i rregullave në hapjen me polici dhe ushtri për çdo qytetarë, është i pamundur. Rritja e numrave ndodh në të gjitha vendet që hapen, dhe është çdo qytetar që duhet të marrë përgjegjësinë vetë.

Ne po bëjmë çmos për sa na takon, por unë nuk mendoj se ne duhet t’i rikthehemi mbylljes. Por të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se virusi nuk ka ikur.

Ne nuk rrimë dot, mbyllu-hapu se virusi është aty. Ne tani jemi të përgatitur për të përballur këtë rritje numrash, por nëse duam të ruajmë këtë trend dhe minimizojmë pasojat, çdokush duhet të marrë përgjegjësitë e veta”, deklaroi kryeministri Rama.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...