E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Shqipëria anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit, reagojnë Rama dhe Meta

Shqipëria është zgjedhur anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Lidhur me këtë ngjarje historike për vendin tonë, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Rama e cilëson zgjedhjen e Shqipërisë me 175 vota nga 117 të nevojshme, si një lajm të bukur dhe ka shpërndarë krahas mesazhit edhe procesverbalin e votimit.

”LAJM I BUKUR. Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023”, shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.

Kreu i Shtetit Ilir Meta, deklaroi se sfidat janë të jashtëzakonshme, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë.

”Përshëndes zgjedhjen sot të Shqipërisë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në 65 vite anëtarësi në këtë Organizatë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global.  Sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme.’’, shkruan Meta në rrjetin social, Facebook.

Ndërkohë, një mesazh urimi ka ardhur nga ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca. Dilpomati u shpreh se kjo është një ditë historike për Shqipërinë dhe popullin e saj.

”Ditë historike për Shqipërinë dhe njerëzit e saj. Urime për zgjedhjen si anëtar I Këshilli i Sigurimit 2022-2023! Presim të punojmë edhe më ngushtë së bashku në adresimin e çështjeve globale”, shkruan Soreca në rrjetin social, Twitter.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar më 12 qershor një rast të vdekjes nga koronavirusi. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit...