E shtunë, 26 Shtator, 2020
16 C
Tirana

Shqipëri/ Rreth 5 mijë mjekë e infermierë u prekën nga virusi në 2 spitalet Covid

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

Ndodh e papritura në emisionin “Përputhen”, konkurrenti largohet me urgjencë nga studio (VIDEO)

Çdo ditë emisioni "Përputhen” në Top Channel ofron shumë surpriza. Me plot të papritura ishte emisioni i djeshëm, ku një nga protagonistët e ka...

Rreth 5 mijë raste pozitive me koronavirus janë konstatuar në personelin mjekësor në dy spitalet covid, ai infektiv në QSUT dhe në spitalin nr.2 “Shefqet Ndroqi” në periudhën kohore prill-gusht.

Në një intervistë për gazetën “Shqip”, shefi i laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi thotë se në laboratorin e Mikrobiologjisë, përveç analizës diagnostike për covid 19 që është tamponi, kryhen dhe testet serologjike që tregojnë nëse ke qenë i infektuar nga koronavirusi apo je i prekur.

Mjeku Koraqi tha se faza e parë e testimit serologjik konstatoi infektimin në masën 6.3 përqind në të dy spitalet covid, ndërsa pritet që ky test të ofrohet në 18 mijë mjekë e infermierë, pjesë e sistemit shëndetësor në vend.

Më tej në intervistë, shefi i laboratorit të Mikrobiologjisë propozon hartimin e një kalendari testimi serologjik për mësuesit e nxënësit përgjatë gjithë sezonit shkollor, si nevojë për të pasur në kontroll situatën epidemiologjike në shkolla dhe frenimin e përhapjes së virusit.

Më poshtë intervista e plotë

Sa është numri i testimeve që kryhen në laboratorin tuaj dhe a kryhet testimi serologjik veç atij klinik me tampon?

Laboratori i Mikrobiologjisë në QSUNT i përgjigjet nevojave të testimit të spitaleve covid 1 dhe covid 2 si dhe pediatrisë, por edhe pavioneve të tjera si dhe urgjencës pra plotëson kërkesat për testim të pacientëve të QSUNT-së si dhe spitalit “Shefqet Ndroqi” tashmë ë njohur si Covid 2.

Por laboratori ynë do t’i shërbejë edhe spitalit covid 3 në të ardhmen.

Ai kryen analizën rtPCR për të diagnostikuar pacientët por edhe tamponet (pra rtPCR e rikontrollit) për të parë nëse pacientët pozitivë dikur janë negativizuar dhe plotësojnë kushtet  për të lënë spitalin.

Për sa i përket testimit serologjik, pasi u përfundua faza e parë e testimit serologjik për personelin shëndetësor më në risk pra e spitaleve Covid 1 dhe Covid 2 si dhe gjithë punonjësit e QSUNT, ku në total rezultoi se një përqindje e vogël e personelit shëndetësor ka rënë në kontakt me virusin po përgatitet për zgjerimin e testimit të grupeve në risk duke e shtrirë atë për të gjithë personelin shëndetësor në të gjithë Shqipërinë. Janë rreth 18 mijë mjekë e infermierë në shërbimin parësor dhe spitalor që do ti nënshtrohen testeve serologjike në një fazë të dytë e cila pritet të nisë së shpejti.

Lexo edhe :   Truproja e tij me Covid-19, karantinohet Ministri i Jashtëm gjerman
Lexo edhe :   Koronavirusi, OBSH në Shqipëri ofron mbështetje për strategjinë vjeshtë-dimër

Laboratori i Mikrobiologjisë po bën gati kapacitetet e duhura me bazë materiale me kite që do të duhet për mbulimin me testime të gjithë personelit në vend.

Gjithashtu po në këtë laborator do të testohen edhe dhuruesit potencialë të plazmes hiper immune për të parë nëse i plotësojnë kushtet për dhurim apo jo pra nëse plazma e tyre plotëson kushtet për trajtimin me plazëm hiperimune.

A ka nisur mbledhja e plazmës tek pacientët që kanë kaluar koronavirus tek ne?

Me sa di une mbledhja e plazmës ka filluar në personat që plotësojnë kushtet për dhurimin e plazmës, pasi ashtu si gjaku dhe dhurimi i plazmës është një akt vullnetar.

Në disa raste tamponi rezulton fals ndonëse pacienti ka shenja te virusit covid. A mendoni se duhet të ndryshojë protokolli në lidhje me analizën e tamponit kur serologjiku rezulton më i saktë për identifikimin e virusit në organizëm?

Të gjithë ata që merren me teste laboratorike pavarësisht qëllimit të përdorimit të tyre e dinë që çdo test pra çdo teknikë ka dy karakteristika kryesore që emërohen si sensitiviteti dhe specitiviteti.

Për rtPCR në mënyrë teorike këto parametra janë shumë afër maksimales, pra shumë afër 100 %, teorikisht analiza e amplifikimit të zinxhirëve të acideve nukleike është e aftë të detektojë apo të zbulojë praninë në ambientin ku zhvillohet reaksioni edhe tek një zinxhir i vetëm.

Në praktikë aftësia zbuluese ndryshon në një masë të madhe nga ajo teori…/Gazeta Shqip

https://www.gazeta-shqip.com/ne-fokus/laboratori-i-qsut-konfirmon-5-mije-mjeke-e-infermiere-u-preken-nga-viru

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Opozita e Bashës si lule artificiale

Nga Lorenc Vangjeli Në Tiranë, por dhe gjithkund gjetkë, gjithçka e ka një çmim. Shëndeti, dashuria, karriera, fati e madje edhe mosha kalendarike mund të...

Rrëzimi i avionit dhe 26 viktimat, Presidenti i Ukrainës e shpall këtë të shtunën ditë zie

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në zonën ku një aeroplan ushtarak i Ukrainës u rrëzua. Të shtunën, autoritetet thanë se kanë gjetur edhe...

Stresi konfirmohet pozitiv me koronavirus

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, bëhet artisti i radhës që konfirmon se është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka...

Reshjet e dendura/ Xhaçka: Parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, doli në një deklaratë për mediat mbi situatën në vend për shkak të motit të keq. Ministrja paralajmëroi se intensiteti...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...