Aktualitet

Shqipëri-Andorra/ Policia merr masa të rrepta, snajperistë ruajnë stadiumin


               Publikuar në : 20:10 - 14/11/19 B H

Kur vetëm pak minuta na ndajnë nga ndeshja Shqipëri-Andorra, policia e Elbasanit ka marrë një sërë masash për ruajtjen e sigurisë dhe rendit.

Sipas BalkanWeb, përveç pranisë së madhe të forcave policore, në tarracën e stadiumit ka snajperë.

Kjo është ndeshja e parafundit e eliminatorëve të ‘Euro 2020’ për kombëtaren shqiptare, e cila pas 3 ditësh do të presë në “Air Albania” kombëtaren e Francës. Shqipëria ndodhet aktualisht në vendin e katërt në grup, ndërsa Andorra është në vendin e parafundit në grup me 3 pikë të grumbulluara, po aq sa Moldavia.

Policia ka bërë me dije për tifozët që do të jenë të pranishëm që të jenë pajisur me biletë, kartë identiteti. Ndërsa ka paralajmëruar që të mos kenë me vete sende të forta, shishe (të çfarëdolloji), monedha apo metale (të çfarëdolloji) apo çelësa të ndryshëm.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT