E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

Shqetësimet e psikologëve mbi pasojat e stresit nga pandemia

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Shumë shtete janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Ekspertët e shëndetit mendor paralajmërojnë se stresi për shkak të pandemisë do të prekë një spektër të gjerë të popullatës, qofshin këta njerëzit që po përballen me një periudhë traumatike për shkak të humbjes të të afërmve apo të punës, por edhe vetë punonjësit e kujdesit shëndetësor që trajtojnë pacientët me COVID-19.

Blerta Sulhasi – psikologe në Departamentin e shëndetit mendor të Universitetit Xhorxh Uashington, në Uashington DC. Blerta, e cila është nga Kosova, merret me pacientët që mund të bartin virusin në pikat e testimit për COVID-19. Ajo thotë se frika e tyre është e dukshme:

“Edhe pse janë të detyruar të mbajnë maskë, përmes syve të japin të kuptosh që janë të frikësuar, janë në ankth. Janë të frikësuar se çfarë do të ndodhë me ta, a do të mbijetojnë”.

Vetë mjekët, nga ata e tyre ndjejnë lodhje psikologjike nga përballja me fluksin e qindra pacientëve që në shumë raste kërkojnë ndihmën e tyre.

Shoqata Mjekësore Amerikane po inkurajon spitalet të përdorin më shumë psikologë, ku mjekët të mund të shprehin dhe të flasin për shqetësimet që ndjejnë.

“Është një lloj normalizimi i emocioneve, për t’i bërë ata të mendojnë se është normale të ndjesh frikën, ankthin, fajin”, thotë Dr. Jina Sinskey, një asistente profesore e anesteziologjisë në San Francisco.

Për Blerta Sulhasin, përvoja e luftës në Kosovë i jep asaj një avantazh ndaj kolegëve që ndoshta nuk kanë provuar më parë situata traumatike.

“E vërtetë, përderisa ne e kemi kaluar luftën e kemi një farë bagazhi që ne mund t’ia dalim, edhe pse është e pakrahasushme kriza e tanishme me luftën në Kosovë të atëhershme.

Mirëpo, prapë se prapë është një gjendje krize që njerzit janë të pasigurtë, janë të frikësuar, janë në ankth se çfarë do të ndodhë”.

Psikologia thotë se të rrezikuar nuk janë vetëm personat që kanë çrregullim të shëndetit mendor por edhe të tjerë.

“Edhe të tjerët mund të përjetojnë vështirësi të shëndetit mendor nëse kanë humbur punën për shkak të pandemisë, nëse kanë humbur ndonjë anëtar të familjes ose ka qënë një periudhë shumë traumatike për ata gjatë kujdesjes për ndonjë njeri të familjes”.

Dr.Roy Soto anestesiolog në spitalin Beaumont në Miçigan pret që pasojat e kësaj pandemie të ndjehen për një kohë të gjatë.

“Mendoj se do të ketë raste të konsiderueshme të ankthit, depresionit dhe stresit post-traumatik pas kësaj epidemie. Kam shumë shpresë që do të kujdesemi për këtë në mënyrën që duhet.”

Specialistët e shëndetit mendor rekomandojnë që në këto ditë të vështira izolimi, njerëzit të gjejnë mënyra për të qënë aktivë, dhe për të kufizuar kohën që shpenzojnë në telefona apo pajisje elektronike.

“Për shembull të merren me ushtrime fizike të bëjnë diçka për veten e tyre që i bën të ndihen mirë, të kufizojnë lajmet që dëgjojnë apo lexojnë, të mbajnë distancë edhe prej lajmeve. Të bëjnë joga, të meditojnë, pra të bëjmë një farë balancimi të energjisë sonë negative që na është krijuar dhe na është imponuar në mënyrë shumë agresive.

Gjithmonë duhet të fokusohemi tek gjërat të cilat i kemi në kontroll – pra edhe ne mund të bëjmë diçka”. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Champions League/ Monchengladbach ”shtyp” Shakhtarin, City merr kualifikimin

Përfundojnë dy ndeshjet e para të javës së 4 të fazës së grupeve në Champions League. Borussia Monchengladbach ka shktërruar Shaktarin e Donjetskut, duke...

1 javë në klasë, 1 javë në shtëpi: VOA zbardh skenarin e shkollave për mësimin

Në Shqipëri, autoritet e Shëndetësisë njoftuan sot se kanë propozuar që mësimi në shkolla të zhvillohet pjesërisht në distancë. “Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve...

Zaev: Bullgaria nuk ishte fashiste, kemi histori të përbashkët

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë histori të përbashkët. Në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES,...

Aksident masiv në Tepelenë, plagosen rëndë 5 persona

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë-Mallakastër pranë fshatit Krahës. Mësohet se pesë persona jane lenduar rëndë, mes të cilëve dhe...

”Pyes veten nëse njerëzit do më duan akoma”/ Intervista e fundit e Maradonës

Diego Armando Maradona u nda nga jeta dhe bota nuk është më e njëjta. Për Argjentinasit dhe për shumë adhurues të futbollit në të...