E hënë, 25 Tetor, 2021
22.5 C
Tirana

Shpronësimi i pronarëve në mes të Tiranës: Duan të ndërtojnë një 20 katësh

Pronarët e disa bizneseve në “Rrugën e Kavajës” kanë dalë sot protestë, teksa deklarojnë për mediat se qeveria ka nxjerrë një VKM për shpronësimin e tyre, duke i vlerësuar me 300 mijë lekë metrin katror.

Edhe pse qeveria është shprehur se këto prona do t’i jepen prefekturës për interes publik, disa nga banorët shprehen kundër pasi thonë që, kanë marrë informacione se aty do të ndërtohet një pallat 20 katësh.

Vjen një VKM e qeverisë për të shpronësuar për interes publik. Interes publik për t’i kaluar prefekturës. Interes publik s’ka për zyra por për zgjerim rruge, çerdhe e kopshte. Shpronësimi në mënyrë qesharake. Na e kanë vlerësuar me 300 mijë lekë metrin. Por ne nuk kemi këtë problem, problem është pse na merren pronat. Është vënë syri për të ngritur një 20 katësh në këtë vend, kemi dyshime dhe informacione sepse kanë ardhur këtu dhe na kanë pyetur sa metra kërkoni për të na e liruar. Ne i kemi kundërshtuar. Ne në Apel e kemi çuar çështjen, kemi 2 vjet dhe nuk është kthyer asnjë përgjigje. Para 5 ditësh kanë ardhur në 5 të mëngjesit me polici e na kanë bllokuar dyqanet. Bizneset na i kanë mbyllur, një pjesë i kanë hequr. Asnjë lajmërim nuk kishim. Ne presim vendim gjyqi”, tha një nga pronarët në protestë.

Ndërsa një pronar tjetër u shpreh se do e mbrojë pronën e tij me gjak. “Nuk ka shans të vijë njeri në pronën time. Le t’i vënë drynin, do e shqyej. Është një turp që ndodh në shekullin e 21. Po na merr shpirtin”, deklaroi një tjetër.

Ndërkohë që, ish-deputetja e PD-së, Oriola Pampuri, u shpreh se sot po ndodh shtetëzimi i pronës private.

Jam bashkë me 4 pronarët e ligjshëm të 4 dyqaneve të ligjshme këtu pas. Kanë dokumente. Sot po ndodh një fenomen, shtetëzim i pronës private. Sot kalon një oligark e shënjon si pronë dhe ia kërkon Edi Ramës. Pronarët janë çuar me prona të mbyllura pa asnjë lloj vendimi. Është një akt i paprecedentë. Pronarët duhet të kishin fituar që në shkallën e parë, gjë që u hodh poshtë. Do shkojë në Apel, shpresat e vakëta. Do shkojë në Strasburg. PD në mbështetje. Shtetëzimi i pronës private është për sistemet komuniste. Është një fenomen i paprecedentë për një vend demokratik”, deklaroi Pampuri.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reagime pas ndalimit të sportistëve të Kosovës nga Serbia

Autoritetet e Serbisë ndaluan në kufi dhe nuk lejuan ekipin përfaqësues të boksit të Kosovës që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit...

“Ata autobusë prodhojnë kancer, keni 5 ditë kohë”, arrihet dakordësia

Pas shumë ditëve të utobusëve të tejmbushur dhe vonesave të pajustifikuara, sot është arritur dakordësia me operatorët e transportit urban. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Derbi gjithnjë përtej futbollit…

Nga: Eduard Zaloshnja Para ca kohësh, zhvillova një sondazh me tifozë e dashamirës të Tironës në lidhje me ndryshimin e emrit zyrtar të klubit (nga...

Vd*kja e turistëve ruse/Prokuroria kërkon ndihmë nga kompanitë e huaja

Lidhur me rastin e vdekjes së mistershme të katër shtetasve rusë, Prokuroria i është drejtuar me një kërkesë një kompanie të huaj, për të...

VIDEO/Semi përplaset me Fifin për shkopin që ajo mban në dorë, shpërthen në lot

Sherri i sajuar ndërmjet Fifit dhe Monikës, ka përshirë lojtarë të tjerë, duke krijuar jo pak polemika tek banorët e shtëpisë së “Big Brother...