Kronikë

“Shpresoja të gjeja punë”, shqiptari tregon si i kryente grabitjet në Gjermani

               Publikuar në : 19:12 - 15/05/19 Enno

Një 41-vjeçar shqiptar ka dalë para drejtësisë gjermane, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh.

Mediat vendase bëjnë me dije se i akuzuari shqiptar ka pranuar 12 prej 13 vjedhjeve për të cilat akuzohet.

Ka qenë avokati i tij mbrojtës, Ulf Weinhold, ai i cili lexoi rrëfimin me shkrim në emër të 41-vjeçarit:

Pas ndarjes nga gruaja ime dhe dy fëmijët e mi, kam humbur çdo mbështetje. Unë shpresoja të gjeja një punë në Gjermani dhe të krijoj një bazë që më pas të kisha mundësi të pajtohesha me gruan. Unë nuk munda të regjistrohesha në një punë të rregullt, kështu që fillova të kryej vjedhjet së bashku me kushëririn tim. Procedura e ndjekura janë të njëjtat me rezultat e hetimeve. Ne hynim nga dritaret për të grabitur shtëpitë si dhe ishim të pajisur me doreza dhe mjete të tjera. Ne më pas i shisnim sendet që grabisnim.’’

Shqiptari ishte zhvendosur drejt Francës në vitin 2016, më pas, në vitin 2018 kishte shkuar në Gjermani dhe në 6 dhjetor të po këtij viti ai është arrestuar.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT