E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald Trump.

Në një intervistë për NBC News, Putin u shpreh se e vlerësonte ish-presidentin Trump, por theksoi se ai i merrte vendimet duke qenë shumë impulsiv, shkruan BBC.

Sipas tij, Kreu i tanishëm i Shtetit Amerikan, ka një pjekuri më të madhe, dhe një karrierë të gjatë në politikë. Intervista e Putin, vjen pak ditë para se të dy udhëheqësit të takohen në Gjenevë.

“Ky është një lloj tjetër personi dhe është shpresa ime e madhe që, po, ka disa përparësi, disa disavantazhe, por nuk do të ketë lëvizje të bazuara në impulse në emër të presidentit të ulur të SHBA,” tha Putin për Biden.

Komentet e fundit nga udhëheqësi rus vijnë ndërsa Biden viziton Mbretërinë e Bashkuar për samitin e G7, udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë që prej marrjes së detyrës në fillim të këtij viti.

Pas takimit, Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden do të takojnë Mbretëreshën në Windsor Castle përpara se të fluturojnë në Bruksel për bisedime me NATO të hënën dhe BE të martën. Ai më pas do të takohet me Putinin për herë të parë që kur u bë President i SHBA.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...