E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Shpresë për të prekurit nga Alzheimeri, FDA-ja amerikane miraton ilaçin

Të hënën, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave u dha një shpresë afro 6 milion amerikanëve që bashkëjetojnë aktualisht me Alzheimerin teksa njoftoi, për herë të parë në 20 vjet, miratimin e një ilaçi për të luftuar sëmundjen.

Terapia e re do të shitet nën markën Aduhelm dhe do të administrohet me infuzion çdo katër javë. Sidoqoftë, mënyra se si funksionon vetë ilaçi (teknikisht i njohur si aducanumab) mbetet disi mister.

Në një deklaratë, drejtoresha e Qendrës së FDA për Vlerësimin dhe Kërkimin e Barnave, Dr. Patrizia Cavazzoni, shprehu optimizëm të matur në lidhje me aducanumab-in. “Terapitë e disponueshme aktualisht trajtojnë vetëm simptomat e sëmundjes; ky opsion i trajtimit është terapia e parë që synon dhe ndikon në procesin themelor të sëmundjes së Alzheimerit,” tha Cavazzoni. “Siç kemi mësuar nga lufta kundër kancerit, rruga e përshpejtuar e miratimit mund të sjellë trajtime për pacientët më shpejt, ndërsa stimulon më shumë kërkime dhe inovacione.”

Ilaçi mori miratim të përshpejtuar nga FDA, një dritë e gjelbër e përshpejtuar që u jepet ilaçeve që “trajtojnë gjendje të rënda” dhe “plotësojnë një nevojë të paplotësuar mjekësore”. Por me vetëm dy studime mbi efektivitetin e tij, mbeten dyshimet nëse ilaçi do të ketë ndikim./Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...