E dini se të thani duart, është po aq e rëndësishme sa t’i lani?! Pas përhapjes së koronavirusit, menjëherë njerëzit filluan të shpeshtonin larjen e duarve, po kështu edhe dezifektimin.
Më herët, Organizata Botërore e Shëndetit këshilloi qytetarët anembanë botës për larjen e duarve rregullisht dhe imtësisht. Nëse s’keni ku t’i lani duart, mund të përdorni dezinfektues.
Autoritetet në Britani kanë thënë se larja e duarve duhet të zgjasë si një trajtim me dezinfaktant për të paktën 20 sekonda, për ndalimin e përhapjes së mikrobeve vrasëse.
Duart duhet të lahen me sapun nën ujë të rrjedhshëm, për të paktën 20 sekonda. Sapuni minimizon praninë e baktereve dhe viruseve në lëkurë, por edhe tharja e duarve është njësoj e rëndësishme.
Tharja heq lagështirën nga duart dhe pakëson fërkimin që minimizon më tej transferimin e mikroorganizmave. Mikrobet kalojnë më lehtësisht në lëkurë të lagur, sesa të thatë.
Gjithashtu, rekomandohet që duart të thahen me letra një përdorimshe. Peshqirët mund të përdoren edhe nga persona të tjerë, dhe të transmetojnë patogjenë në duar të pastra. Tharëset nga ana tjetër i përhapin më shumë dhe më larg mikroorganizmat dhe kontaminojnë jo vetëm duart, por edhe mjedisin.