Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shpëtoi nga burri 22 vjet më i madh që e dhunonte, gruan e gjen belaja me kunatin

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Këtë herë në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, personazhi në studio ishte një 38-vjeçare nga Burreli, të cilën jeta e ka sfiduar me një martesë të dhunshme.

Gruaja e martuar në moshë shumë të re dhe në një diferencë të madhe në moshë me bashkëshortin, ka vuajtur dhunën në kurriz për vite me radhë. Bashkëshorti 60-vjeçar aktualisht gjendet në paraburgim pikërisht për shkak të dhunës, por ende nuk është dënuar.

“Nuk më tregoi kur e mora që ishte 22 vite më i madh se unë. Ka qenë 40 vjeç atëherë, kur e mora unë. Unë atëherë kam qenë 20 vjeçe. Ai është martuar disa herë, ka 3-4 fëmijë, 2 vajza i ka të martuara. Është martuar disa herë, por nuk ia njoh gratë e tjera, kanë ikur jashtë shtetit. Jam martuar pa dokumente”, tha ajo.

“Nanë e babë nuk janë gjallë, por kur kanë qenë gjallë më kanë thënë e more vetë, për hatër të kalamajve duroje se e ke pëlqyer vetë. Nuk më kanë përkrahur motrat dhe vëllezërit se nuk i do në derë, edhe për vëllain e vete më ka nxjerr fjalë të kota, të ka kap ky. Të dy palët na kanë ndihmuar te Bashkia e Burrelit dhe Kisha. Edhe burri punonte tokat e fshatarëve të tjerë, më shumë paratë i harxhon me pije alkoolike”, u shpreh ajo.

Nëna jeton e vetme me 5 fëmijët e saj të cilët gjithashtu kanë përjetuar dhunën e babait që ndodhet pas hekurave.

“Një muaj ka bërë që ka hy në burg. Kanë ardhur komshinjtë që kanë ndërhy. I thanë: ‘Ça je t’u bo?’ Mua më dilte gjak nga goja. Kjo është dhuna e tmerrshme që është fut burg. I ka thënë komshinjve që do e nxjerr nga shtëpia së bashku me fëmijët. Më ka thënë përherë dil, je e dalme, merr edhe kalamajtë. Mos i bjer në qafë i ka thënë vëllai i vet, e ke përjetë se është e re. Duhet t’ia dish për nder që të ka marrë.
Fëmijët kanë qenë prezent, më kanë thënë ‘Shko bo kërkesën o ma se ne nuk e duam atë babë’. Edhe fëmijët i ka rrahur disa herë, kishin turp ta denonconin. Në burg i kam çuar rroba për t’u ndërruar, por nuk më kanë pranuar rojet. Më kanë thënë për vërtetim dhe nuk ma kanë dhënë, se nuk kam dokumente që jam e martuar. E falja për hatër të kalamajve, më thoshin policia se ti nuk ke djalë dhe ky punon dhe i mban kalamajtë. E kanë fal edhe për hatër të moshës. E dinin ato”, tha ajo.

Aktualisht ajo jeton e kërcënuar nga kunati i saj i cili jeton në një banesë ngjitur me të, ky i fundit sipas saj i merr edhe asistencën që ajo përfiton me ligj. Veç kësaj situate familja po përballet edhe me varfërinë ekstreme. E vetmja ndihmë që zonja merr është nga komuniteti përreth i cili mesa duket e ka vënë dorën në zemër dhe shpesh herë i jep kësaj familjeje ndihma në ushqime e veshmbathje.

“Kunati më ka marrë inat se i kam futur vëllain e tij në burg. Edhe ai është ndarë më gruan e vet, pinë pije alkoolike. Edhe njerëzit e vet flasin keq për mua, do të vrasim, shtëpia nuk është e jotja. Nuk mund t’i mbaj bagëtitë, se bie borë dhe se drutë janë larg duhet t’i mbaj në shpinë”, rrëfeu gruaja e cila druhet për jetën e saj./ BW

TË LIDHURA

Politikë

Rama ironizon influencerët në Fier: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

20:38 | 09/06/2026
Aktualitet

Protesta kundër projektit në Zvërnec, pjesëmarrje e ulët në Elbasan e Gjirokastër

20:33 | 09/06/2026
Aktualitet

Adoleshentja para Kryeministrisë: Do të buçasim për të ardhmen, protestat nuk ndalen

20:09 | 09/06/2026
Next Post

Arrestohet një doganier në Kapshticë

VIDEO/Drama e minutës 92’, portieri bën heroin dhe sulmuesin e zë ‘mallkimi’

Pretendimi shokues: HIV-AIDS u krijua qëllimisht nga SHBA për të zhdukur këta njerëz







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Rama ironizon influencerët në Fier: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

by mirseda
20:38 | 09/06/2026
0

Kryeministër Edi Rama gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Fier ironizoi sërish influencerët....

Protesta kundër projektit në Zvërnec, pjesëmarrje e ulët në Elbasan e Gjirokastër

20:33 | 09/06/2026

Adoleshentja para Kryeministrisë: Do të buçasim për të ardhmen, protestat nuk ndalen

20:09 | 09/06/2026

Nuk është Vllaznia? Rubin Hebaj pranë firmës me rivalët e kuqebluve

19:53 | 09/06/2026

10 ditë që tronditën “sistemin”

19:51 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com