Profesor Nicholas Hart ka paralajmëruar se koronavirusi do të ketë efekte afatgjata tek pacientët e shëruar.
Hart, një ekspert i frymëmarrjes dhe kujdesit kritik ishte një nga mjekët që ka ndihmuar në trajtimin e kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili u shërua një javë më parë. Doktori e cilëson këtë pandemi si “poliomielitin e këtij brezi”.
“Covid-19 është poliomieliti i kësaj gjenerate. Pacientët që e kalojnë kanë sëmundje të butë, të moderuar ose të rëndë. Një numër i madh i pacientëve do të kenë paaftësi fizike, njohëse dhe psikologjike, pasi shërohen nga kjo sëmundje e rëndë, dhe kjo do të kërkojë një menaxhim afatgjatë”, tha ai.
Poliomeliti është një sëmundje virale e cila mund të shkaktojë paralizë dhe vdekje. Kryeministri Boris Johnson falënderoi publikisht Nick Hart dhe Nick Pirce, për ndihmën e madhe që i kanë dhënë gjatë ditëve kur ai ndodhej në spital nga koronavirusi.
Madje kryeministri britanik i vuri djalit të tij emrin e mesëm Nicholas, për nder të tyre që i shpëtuan jetën.