Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit serb Nikola Selakoviç thotë se bisedimet e së mërkurës në Beograd me anëtarët e presidencës së Bosnje-Hercegovinës “nuk ishin të lehta”. Ndërsa i pyetur lidhur me të ardhmen e Serbisë në BE dhe marrëveshjes me Prishtinën. ai u shpreh se vendi i tij do të ruaj dinjitetin, që është më i rëndësishme se anëtarësimi, shkruan B92.
Beta raporton se Selakoviç ai nuk ishte optimist kur është fjala për zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme në lidhje me demarkacionin e kufirit midis dy vendeve.
“Çështja e kufijve është çështja dypalëshe më e rëndësishme dhe nuk jam shumë optimist, edhe pse pala serbe ka përgatitur propozime që pajtohen me pikëpamjet e paraqitura nga anëtari boshnjak (musliman) i Presidencës së BiH-së (Izetbegoviç) – nëse diçka ka ndryshuar, ne do ta shohim atë,” tha ai.
Që nga viti 2010, Bakir Izetbegović është një anëtar boshnjak i Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Herzegovinës dhe kryetar i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) dhe është quajtur si “shpëtimtari i boshnjakëve”.
Por, zyrtari Nikola Selakoviç shtoi se tensionet mes Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës kanë ardhur vazhdimisht që nga fundi i luftës, por Serbia po përpiqet të jetë një faktor stabilizues dhe të mos shkaktojë provokime të reja.
“Presidenti Vuçiç do të konsiderohet ndërkombëtarisht si një person i iniciativës dhe në këtë dritë vjen vizita e anëtarëve të Presidencës së BiH. Këto bisedime nuk ishin të lehta, sepse kishte qëndrime të ndryshme”, tha Selakoviç.
Ai nuk donte të fliste për darkën informale që Vuçiç kishte me anëtarët e presidencës në Beograd, por tha se presidenti e quajti Milorad Dodik, kreu i njësisë serbe në BiH.
I pyetur për një raport të Komisionit Evropian që thotë se Serbia mund të bëhet anëtare e BE në vitin 2025, nëse i plotëson të gjitha kushtet deri në vitin 2023, Selakoviç u përgjigj se kjo është hera e parë që përmenden datat konkrete.
Sipas Komisionit Evropian, Beogradi duhet të nënshkruajë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën deri në vitin 2019.
“Është një pyetje e vështirë, Serbia ka interesin dhe dinjitetin e vet, ju mund të shihni udhëzimet në zgjidhjen e këtij problemi dhe ne do të vazhdojmë me atë politikë,” tha Selakoviç duke komentuar nënshkrimin e një marrëveshjeje me Prishtinën.TIRANA TODAY