Kronikë

Shpërthimi që tronditi Tiranën/ Pronari i Argjendarisë me të shoqen në gjendje të rëndë (foto)

               Publikuar në : 16:13 - 15/07/19 M. S

Bashkëshortët Sokol dhe Alma Pirra kanë mbetur të plagosur rëndë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi sot zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta pranë policisë si dhe nga QSUT-ja.

Ata janë pronarë të argjendarisë në zonën e ish-Bllokut, pak metra larg së cilës ndodhi shpërthimi i fuqishëm. Përpos tyre, të plagosur kanë mbetur edhe dy të rinj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, Eneda Nura 18 vjeç dhe Ardanoel Serani, 23 vjeç.

Njoftimi i QSUT-së për dy të plagosurit:

“Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur se sot në datën 15.07.2019, në Shërbimin e Djegie-Plastikës kanë ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie në të gjithë trupin, pacientët me inicialet S.P, 52-vjeç dhe A.P, 43-vjeçe. Gjendja e tyre shëndetësore, sipas mjekëve të shërbimit të Djegie Plastikës, paraqitet e rënduar si pasojë e djegieve të rënda në të gjithë sipërfaqen e trupit.

Stafi mjekësor i QSUT është në gatishmëri të plotë, për tu kujdesur për këta pacientë, duke zbatuar të gjitha protokollet mjekësore dhe duke i mbajtur në monitorim të vazhdueshëm në reanimacionin e shërbimit të Djegie Plastikës”.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT