Zbardhen detaje të tjera në lidhje me shpërthimin në byrektoren në Tiranë mëngjesin e sotëm.
Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosura bashkëpronarja e këtij biznesi, Klodiana Simeci dhe punonjësja Ardjana Mesi.
Ato janë dërguar menjëherë në spital dhe raportohet të jenë jashtë rrezikut për jetën. BalkanWeb raporton se punonjësja ka pësuar lëndime në njërin sy, pasi një nga copat e xhamit të thyer i ka depërtuar në sy.
Ndërsa bashkëpronarja e byrektores mësohet të ketë pësuar shembje, pasi forca e shpërthimit e ka rrëzuar në tokë. Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit por dyshohen që bombolat që ishin me madhësi 20 litra të kenë qenë jashtë funksionit.