E diel, 28 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

Shpërthimi i gazit në Velipojë, ndërron jetë në Itali 19 vjeçarja e familjes

Një javë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Velipojë, mësohet se ka ndërruar jetë në Itali vajza 19-vjeçare e familjes, Daniela Gjoka.

Ndërkohë, vijojnë ende të luftojnë për jetën nëna e saj, motra dhe i vëllai.

Ngjarja

Mëngjesin e 4 korrikut, 4 persona janë plagosur rëndë, nëna me tri fëmijët e saj për shkak të rrjedhjes së gazit. Katër anëtarët e familjes Gjoka kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të disa bombolave të gazit në hotelin e tyre.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka 19 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç, pronarë të hotelit, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa janë transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Në momentin e shpërthimit, në hotel nuk ka patur pushues, por kanë qenë vetëm anëtarët e familjes Gjoka, kryefamiljarja Alketa Gjoka dhe fëmijët e saj. Ata jetojnë në Shkodër, ndërsa shkuan në hotelin e tyre në Velipojë, për të bërë përgatitjet e fundit për të pritur pushuesit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...