Bota

Shpërthimi i fuqishëm në qendër të Parisit, vdesin 2 persona

               Publikuar në : 14:06 - 12/01/19 S.N

Shpërthimi i fuqishëm në një furrë buke në Paris u ka marrë jetën dy personave. Sipas zyrtarëve francezë, viktimat janë dy zjarrfikës. Shërbimet emergjente po ndërhynin pasi kishte patur një rrjedhje gazi, kur shpërthimi i fuqishëm ndodhi, raporton CNN.

Si pasojë, u plagosën 37 persona, 10 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, rreth orës 09:00. Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi zjarr në një pallat, shpërthimin e dhjetëra xhamave dhe shkatërrimin e një teatri.

“Njerëzit ishin në panik, të gjithë xhamat e dritareve të apartamenteve kishin shpërthyer, të gjithë bërtisnin. Kishte fëmijë që s’mund të dilnin nga dhoma e tyre”, tha një dëshmitar./ TIRANA TODAY

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT