Alma Pirra, pronarja e argjendarisë në ish-Bllok, në të cilën shpërtheu një bombol gazi, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Sipas “News 24”, 43-vjeçarja ka ndërruar jetë ditën e mërkurë në repartin e diegies në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Shperthimi i fuqishem ndodhi më 15 korrik, si pasojë e rrjedhjes së gazit në një argjendari, i provokuar më pas nga një shkëndijë elektrike, çka ka aktivizuar shpërthimin.
Sipas Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, njëra prej bombolave ishte e mbushur me gazin propan, ndërsa tjetra me gazin kriogjen, i cili quhet ndryshe gaz teknik. Bombola e gazit kriogjen është gjetur me valvul të hapur dhe dyshohet se ka pasur rrjedhje në tubin përcjellës mes bombolës dhe pajisjes, me të cilën punohej.