27-vjeçari që humbi jetën pasi mjeti në të cilën udhëtonte pranë TEG-ut shpërtheu me lëndë eksplozive, ishte proceduar më parë për “tentativë vrasje”.
Aleksandër Sadikaj, nga Berati, dyshohet se i është bërë atentat, pasi nga hetimet paraprake mësohet se lënda eksplozive është shpërthyer me telekomandë. Gjithashtu, automjeti me të cilin viktima udhëtonte, është i regjistruar në një tjetër emër.
Nuk dihet nëse autorët kanë patur për qëllim eleminimin e të riut apo të shtetasit tjetër. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Sadikaj udhëtonte i vetëm në Benz-in që shpërtheu. Si pasojë e plagëve të marra, ai ndërroi jetë në spital.