Bota

Shpërthimi i bombolës së gazit në tren, numri i viktimave shkon në 74


               Publikuar në : 16:58 - 31/10/19 B H

Një situatë tragjike është regjistruar në Pakistan, ku një tren është mbuluar nga flakët si pasojë e shpërthimit të disa bombolave të gazit. Mediat vendase raportojnë se deri më tani janë identifikuar 74 viktima, teksa zjarri ishte përhapur në të paktën 3 prej vagonëve.

Ministri për Hekurudhat, Sheik Rashid Ahmed, u shpreh se shkak i shpërthimit në tren u bë një bombol gazi. Sipas tij, bombola përdorej nga pasagjerët për të gatuar ushqimin e mëngjesit. Reuters raporton se shumë prej personave, në tentativë që të shpëtonin nga flakët, janë hedhur nga treni.

Deri më tani përveç viktimave, bëhet me dije se janë edhe 40 persona të plagosur. Nuk dihet ende numri ekzakt i personave që ndodheshin në trenin që po udhëtonte nga qyteti i Karaçi, për në Raualpindi. Ndërkohë, flitet për një shtim të numrit të viktimave pasi shumë nga të plagosurit, ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT
Këtë e pëlqejnë %d blogues: