Të paktën 40 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një qendër kulturore shiite në Kabul të enjten. Sipas zyrtarëve, janë shënuar shpërthime të njëpasnjëshme në përpjekje për të goditur kryeqytetin afgan.
Deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por Talibani mohoi të jetë përfshirë në sulmin tragjik. Zëdhënësi i ministrisë së brendshme Nasrat Rahimi tha për AFP se shpërthimet ndodhën në qendrën kulturore Shia Tabayan.
“Një ceremoni po mbahej për të shënuar 38-vjetorin e pushtimit sovjetik në Afganistan kur ndodhi shpërthimi. Ne kemi 40 persona të vrarë, 30 të plagosur, por ky nuk është bilanci përfundimtar, numri i viktimave mund të rritet,” tha ai.
Rahimi tha se shpërthimi kryesor u pasua nga dy shpërthime të vogla bombash që nuk shkaktuan viktima.
Kabuli është bërë një nga vendet më vdekjeprurëse në Afganistanin i shkatërruar nga lufta civile gjatë muajve të fundit, pasi talebanët i shtuan sulmet e tyre dhe ISIS kërkon të zgjerojë praninë e tij në vend. TIRANA TODAY