Një shpërthim i fortë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.
Shpërthim ka ndodhur në katin e katërt të një pallati. Mësohet se ka qenë një bombol gazi që ka shkaktuar këtë shpërthim, i cili ka ndodhur na katin e tretë të një pallati i njohur si “Albano e Romina”
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Pak minuta më herët u hodh në erë me tritol një automjet në zonën e Orikumit, në pronësi të shoferit të ambulancës Vezir Bello.