Bota

Shpërthim në një dasmë në Afganistan, shënohen 63 viktima dhe mbi 180 të plagosur

               Publikuar në : 09:19 - 18/08/19 Enno

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ku një bombë shpërtheu në një sallë po zhvillohej një dasmë.

Sipas mediave të huaja, nga ky shpërthim kanë mbetur të vdekur 63 persona ndërsa më shumë se 180 të tjerë janë plagosur.

Policia zbulon se bomba nuk ishte e instaluar në ndonjë vend, por dikush prej personave të pranishëm në sallë e ka pasur me vete, duke hedhur veten në erë.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:40, me kohën lokale 18:10, ndërsa talebanët e kanë mohuar autorësinë e këtij sulmi.

Ministria e brendshme afgane konfirmoi numrin e vdekjeve orë pas bombardimit. Fotografitë në mediat sociale treguan trupa të shpërndarë nëpër sallën e dasmës mes karrigeve dhe tryezave të përmbysura.

Ky sulm vjen fill pas tragjedisë së 11 ditëve më parë në të njëjtën zonë. Më 7 gusht  tre kamikazë sulmuan me bombë portën e selisë së Policisë afgane duke lënë të vdekur 14 persona dhe 145 të tjerë të plagosur.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT