AA-Instant

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Parisit

               Publikuar në : 10:01 - 12/01/19 S.N

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Opera, në Paris. Shpërthimi ndodhi në një furrë buke, pranë teatrit “Folie Bergere”.

Sipas mediave të huaja, një pallat është përfshirë nga flakët, si dhe janë plagosur disa persona. Policia i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës ku ndodhi shpërthimi.

Informacionet e para tregojnë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi.

Kthehu