Një shpërthim është shënuar në orët e para të ditës në një fshat të Tiranës. Burimet paraprake bëjnë me dije se një sasi tritoli i është vendosur një automjeti tip ‘Volkswagen’ në fshatin Çekrez të Tiranës. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Të njëjtat burime shtojnë se automjeti është në pronësi të 45-vjeçares K. Hoxha, e cila nuk rezulton që të ketë ndonjë konflikt të mëparshëm.
Policia ka gjetur në afërsi të makinës një fitil përcjellës, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit.