E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Shpërthen Nishani: T’i konfiskohet pasuria çdo politikani që nuk e justifikon

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani, i cili është një nga kritikët që kërkoi dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit,  ishte sot në Mat në krah të kandidates për kryetare partie, Edit Harxhi.

Gjatë fjalës së mbajtur, Nishani kritikoi fushatën e bërë nga Basha, pasi sipas tij, nuk u denoncua asnjë rast korrupsioni për politikanët në pushtet.

Nishani u shpreh se në parlamentin e ardhshëm, duhet të miratohet një ligj, ku të gjithë politikanët t’i nënshtrohen vettingut, qofshin ato në poste të tanishme, por edhe ata që kanë qenë dikur President, kryeministër, apo ministër.

Bujar Nishani: ”Një muaj fushatë nuk folëm dhe denoncuam me dhjetëra hajde korrupsioni dhe hajdutërie, nuk folëm. Cfarë të bëjmë për të kthyer besimin e njerëzve? Parlament ligji i parë; vetting, hetim dhe konfiskim i cdo luge dhe piruni që ke t’i ke shtëpia si politikan, që nuk e justifikon me paratë që ke marrë në gjithë këto vite. Dhe jo vetëm këta që janë atje, por cfarë kanë qenë, president, kryeministër, ministër deputet, cfarë kanë qenë në 10 vitet e fundit. Nuk e miraton Edi Rama? Referendum. Që kush kanë qenë 10 vitet e fundit njerëz që kanë pasur pushtet, të gjithë në skaner dhe kush nuk e justifikon shtëpinë, llogarinë bankare apo makinën, konfiskim. Po e bën Kosova sot. Të bëhesh vetë pasqyrë dhe objekt i verifikimit të dalësh vetë i pari në dritën e diellit”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...