Shqipëria

Shpërthen Jonida Maliqi: Festivali i RTSH-së nuk më ka paguar akoma

               Publikuar në : 19:55 - 10/07/19 Enno

Jonida Maliqi përfaqësoi Shqipërinë këtë vit në festivalin më të njohur evropian ‘Eurovision 2019’ me këngën “Ktheju tokës”.

Por siç tregon këngëtarja, kënga fituese në Festivalin e Këngës në RTSH duhej paguar por kjo gjë nuk ka ndodhur ende. E ftuar në emisionin “3shat”, këngëtarja u shpreh se këtë gjë e ka mësuar nga kolegë të saj të cilët kanë qenë më përpara pjesëmarrës.

“Me sa kam informacion po, kënga fituese paguhet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para”, tha këngëtarja.

E pyetur nëse shpreson t’i marrë ato para, Jonida u përgjigj: “Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT