Kronikë

Shpërndante kokainë në Tiranë, kush është agjenti i krimeve që u arrestua nga SHÇBA

               Publikuar në : 15:56 - 26/06/19 Enno

Një agjent krimesh në Komisariatin numër 2 në Tiranë është arrestuar, pasi mbi të rëndon akuza e shpërndarjes së lëndëve narkotike, kokainë.

Bëhet fjalë për shtetasin Ledion Bako, i cili u arrestuar mbrëmjen e djeshme në Linzë, nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë.

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar, të arrestuarit i është gjetur një sasi kokaine, një armë, ndërsa akuzohet edhe për shpërdorim detyre.

Ndërkohë, Bako ka qenë prej shumë kohësh në hetim. Në pranga kanë rënë edhe 3 persona të tjerë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT