Aktualitet

Shpërblimi i pensionistëve për festat e fundvitit, flet Denaj: Duhen 3 mld lekë


               Publikuar në : 15:34 - 18/11/19 L M

Ministrja e Financave, Anila Denaj shprehet se familjet në nevojë dhe pensionistët do të informohen në muajin dhjetor nëse do ketë bonus për festat e fundvitit.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, ministrja theksoi se duhet një fond prej 3 miliardë lekësh, ndërsa shtoi ka nevojë për kohë, pasi se shikohen të gjitha mundësitë e kursimeve.

“Ky element nuk ka qenë asnjëherë parashikuar në janar, shkurt apo mars dhe gjithmonë është parë në dhjetor. Pasi është bërë një analizë se çfarë kursimesh janë fituar.

Jemi akoma në nëntor, kështu që më lejoni të bëjmë një analizë të përfundojmë buxheti. Jemi duke parë të gjitha kursimet dhe avancimet e mundshme. Dhe në përfundim të saj do te themi brenda javës së parë të dhjetorit nëse do mundemi apo jo.

Shpërblimi për pensionistët, ish-deputetja: Tragjedia që po ndodh në kurriz të të moshuarve

Bëhet fjalë për 3 mld lekë, sipas kalkulimeve tona. Kështu që ne duhet të gjejmë nga kursimet një shumë të tillë. Kështu që më lini pak kohë”, tha Denaj.

Nën  qeverisjen e Partisë që është në pushtet, shpërndarja e bonusit për festat e fundvitit filloi për herë të parë në vitin 2016. Asokohe Ministria e Financave dha rreth 40 milionë dollarë për të shpërblyer pensionistët, familjet në nevojë dhe personat me aftësi te kufizuar.

“Mbi 320 milionë euro borxh”, Kryemadhi: Nuk do ketë para për pensionistët


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT