E diel, 28 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

Shpejtësi marramëndëse/ Turisti i huaj tregon si i përplasën makinën në Sarandë

Një aksident automobilistik u rejistrua mesditën e sotme në Sarandë, ku 4 automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Një prej automjeteve, i përkiste një turisti nga Sllovenia, i cili kishte vetëm pak orë që kishte mbërritur në Shqipëri, së bashku me bashkëshorten e tij.

Ai tregoi se u përpoq që të mos e zinte rrugën për automjetet e tjera që kalonin, dhe e parkoi automjetin e tij në një qoshe. Sipas turistit, pas pak minutash, një automjet erdhi me shpejtësi marramëndëse, dhe u përplas me automjetin e tij, dhe më pas me një tjetër në rrugën kryesore.

Ndër të tjera, turisti deklaroi se ai dhe bashkëshortja e tij po presin për një përkthyes, që më pas të japin deklaratën e tyre në polici.

“Unë po rrija në makinë, sapo kisha ndaluar në këtë vend, ndërsa gruaja imë sapo kishte dalë nga makina. U përpoqa që të mos zija rrugën por të futesha në një qoshë, siç e shihni, dhe brenda 2 minutash, një makinë po vinte me një shpejtësi dhe dukej sikur s’i funksiononin frenat. Kishte një shpejtësi marramendëse, dukej që ishte pa frena, u përplas me makinën time nga ana e shoferit dhe më pas në rrugën kryesore u përplas me një makinë tjetër. Mua më dhemb pak krahu, pastaj ka dëme materiale makina, u prish pasqyra, dy dyer të makinës nga krahu i shoferit, madje nga fuqia e madhe e përplasjes u hapën airbegët e makinës. Kishim vetëm pak orë në Shqipëri, sapo kishim arritur në Sarandë, po presim për një përkthyes që të japim dhe deklaratën tonë në polici.”, tha turisti slloven.

Sipas informacioneve paraprake, ka qenë një automjet tip “Kia” që po drejtohej nga Emro Çela nga Kopaçëza e Delvinës, i cili, në mungesë të ndezjes normale për shkak të rënies së baterisë, ka tentuar ta ndezë automjetin në ecje duke zbritur nga një kodër.

Teksa i afrohej rrugës kryesore, nuk ka mundur dot të frenojë dhe për pasojë ka ndodhur dhe aksidenti. Fillimisht ai ka përplasur një mjet tip “Citroen” e më pas është përplasur më rëndë me tre automjete të tjera.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...