Për shkak të koronavirusit, festivali ndërkombëtar “Eurovision” u zhvillua në kushte krejt të pazakonta.
Festivali u publikua në platformën YouTube, ndërsa fitues u shpall grupi “Daði og Gagnamagnið”, përfaqësues i Islandës me këngën “Think about things”.
Këngëtarja shqiptare Arilena Ara përfaqësoi vendin me audion e këngës “Fall from the sky” në natën e dytë të festivalit.
Shqipëria arriti të kualifikohej në finale dhe u rendit në vendin e fundit me 63 pikë, 26 pikë nga juria dhe 37 pikë nga televotimi.
Në 5 vendet e para u renditën Islanda, Lituania, Rusia, Suedia dhe Belgjika.