Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Shoqata e Bareve e Restoranteve paralajmëron shtrenjtimin e kafesë në 1 euro

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Pas shtrenjtimit të produkteve ushqimore të shportës, pritet të rritet edhe çmimi i kafesë në bare dhe ushqimit në restorante.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, tha për “Monitor” se pavarësisht rritjes së çmimeve të produkteve bazë, ndryshimi nuk është reflektuar te produktet finale, pasi kostoja është amortizuar nga subjektet e shërbimit.

Jahaj thotë se situata do të jetë e përkohshme dhe çmimet pritet të ndryshojnë edhe në këto struktura.

“Aktualisht, çmimet e produkteve ushqimore janë rritur 20 deri 30% apo deri në 40% siç është produkti i vajit të lulediellit që përdoret në sasi të lartë në fast food.

Rritja e produkteve bazë nuk është reflektuar të çmimet finale të bareve dhe restoranteve. Produktet bazike siç është uji dhe kafeja, pavarësisht se plastika është rritur, në bare nuk kanë ndryshuar. Shtrenjtimi i produkteve është amortizuar nga fitimet e bizneseve.

Sot më e leverdishme është të konsumosh vaktin e drekës (për 2 persona) në restorant sesa në shtëpi. Pandryshmëria e çmimeve do të jetë e përkohshme, pasi dhe bizneset nuk do të kenë më mundësi të mbajnë koston e rritjes së çmimeve. Edhe kostoja e biznesve informale është amortizuar nga bizneset e licencuara. Pra kjo periudhë nuk do të zgjasë shumë. Çmimi i kafesë do të arrijë 1 euro, ndërsa baret që tregtojnë kafe me çmim 50 lekë, kryesisht të lagjeve, nuk do të arrijnë të mbijetojnë, do të mbyllen”, nënvizon Jahaj.

Sipas tij, në këtë periudhë kur çmimet për produktet janë rritur, konsumi në restorante ka pasur ulje. “Konsumatori po tregohet i kujdeshëm në shpenzime për shkak të rritjes të çmimeve, që duket se do të vazhdojë. Për pasojë klientët kanë tkurrur shpenzimet”.

Konsumi në këto struktura shërbimi pati rënie edhe vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Përfaqëuesit e Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve nënvizuan se Covid-19 për baret dhe restorantet për vitin 2021 krijoi një model të ri të sjelljes së klientit, pasi shumica prej tyre u mësuan të konsumojnë kafenë dhe vaktin kryesor në zyra dhe shtëpi dhe për këtë arsye konsumi ra ndjeshëm.

Në vend ka rreth 14 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante, duke na bërë ndër të parët në botë për numrin e lokaleve në raport me popullsinë. Ky segment ka dhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit në vend, me rreth 37% të totalit. Vetëm në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka 18% të të punësuarve në biznesin e vogël. /Monitor

Tags: Enri JahajkafePërfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteverritja e cmimeve

TË LIDHURA

Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Aktualitet

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Next Post

Kamerat e fshehta brenda “qendrës së masazhit” ku ofrohen shërbime s*ksuale

Zelenksy: Pilotët rusë do të mbajnë përgjegjësi për vr*sjen e civilëve

Biden vijon bisedimet në një moment kyç për Ukrainën dhe presidencën e tij







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

by mirseda
22:23 | 09/06/2026
0

Protesta e qytetarëve që po zhvillohet prej 10 ditësh në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare....

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026

Rama në 35-vjetorin e PS: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

21:18 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com