Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Shoqata e Arbitrave: Tërhiqjani veshin Duros, boll me deklarata të tilla

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Flamurtari ndodhet në vendin e dytë në kampionat këtë sezon dhe këtë ia faturon gjithmonë arbitrave. Pak ditë më parë vetë klubi publikoi një listë të gjatë me “gabime” të arbitrave dhe në fund shtrohej pyetja, ku do të ishte Flamurtari pa to? Ndërsa në përfundim të përballjes me kampionët e Kukësit që përfundoi në barazi,, Duro kërkoi që 2 arbitra me stemën e FIFA-s, Xhaja dhe Hamiti të mos vendosin më drejtësi në ndeshjet e vlonjatëve.

“Nuk dua që këta dy arbirtra të jenë më në ndeshjet e Flamuratit, më vjen keq  e përsëris se janë dy gjyqtarë me perspektivë por e kanë nisur që tani të hyjnë në një lojë shumë të keqe që në fillime të karrierës së tyre,” tha Duro. Pas kësaj deklarate ka ardhur dhe reagimi i Shoqatës së Arbitrave.

Duke marrë marre shkas nga një prononcim i trajnerit të Flamurtarit Shpëtim Duro, në mediat sportive, Shoqata e Arbitrave, reagon ashpër në lidhje me këtë deklaratë denigruese të trajnerit të Flamurtarit. Në citimet e tij në daljen publike, cenohet integriteti i anëtarëve të kësaj shoqate dhe për më tepër, kur personat e përmendur janë dy arbitra të FIFA-s. Deklarata të tilla, nuk i shërbejnë aspak garës, dhe në përgjithësi, lojës së futbollit.

“Është e disata herë, që trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro, përdor një gjuhë dhe fjalor ofendues në adresë të arbitrave dhe kjo sjellje, duhet të ishte pjesë e komisioneve përkatëse. Ne kemi shpresuar në një reflektim personal të z.Duro, por që nuk ka mbërritur, për më tepër është rënduar sulmi verbal i tij karshi arbitrave. Askush nuk mund ti japë të drejtë vetes të ofendojë një zyrtar ndeshjeje (në rastin konkret, arbitrave), edhe në rastet kur këto gabojnë në vendimmarrjet e tyre në fushën e lojës. Është komisioni i vlerësimit, i cili bën vlerësimin e vendimeve të arbitrit, vendime të cilat në shumë raste edhe kur personi në fjalë i ka kontestuar, ato kanë qenë konform rregullores së lojës.

Shoqata e Arbitrave “BASHF” edhe një herë kërkon nga të gjithë aktorët e lojës së futbollit, që të ketë sa më shumë fair–play, jo vetëm në fushë ndërmjet lojtarëve, por, edhe nga zyrtarët e ekipeve. Ata duhet të tregojnë një sens mirëkuptimi, në adresë të vendimeve të arbitrave të cilët gjatë gjithë lojës mbajnë mbi vete tensionin e ndeshjes, presionin e lojtarëve, të spektatorëve dhe të gjithë atyre që ndjekin një ndeshje futbolli.

Për rastin në fjalë, shoqata kërkon me forcë nga komisionet përkatëse, të mbahet një qëndrim konform rregulloreve të disiplinës, sepse deklarata të tilla, prishin jo vetëm imazhin e figurës së arbitrit, por krijojnë nëpër shkallët e stadiumeve, një klimë jo miqësore e cila krijon premisa për situata të pa pëlqyeshme për një ndeshje futbolli”,- përfundon reagimi i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë të Futbollit (BASHF).

Tags: arbitraveBolldeklarataDurosshoqataTërhiqinitillaveshin

TË LIDHURA

Sport

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)
Sport

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026
Sport

Arbitri i njohur dëbohet nga SHBA, kthehet me urgjencë në Turqi.

19:49 | 08/06/2026
Next Post

Tërheqja e Halimit nga politika, vjen reagimi i parë nga mazhoranca

Fiorentina-Juventus/Një histori urrejtjeje nga 1928 e largët

E refuzon për lidhje, i riu nga Rrësheni hakmerret ndaj 23-vjeçares







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com