E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Shokoi me foton e arkivolit të Maradonës, ja çfarë ndodhi me punëtorin (FOTO)

Në opinionin publik ka shpërthyer një zemërim i madh ndaj Molinës, personi që ka bërë foto mbi arkivolin ku ndodhej trupi i Diego Armando Maradona. Pas shpërthimit të kritikave në rrjet, menjëherë u mor vendimi për ta shkarkuar nga puna.

Punonjësi i shërbimit të funeraleve në Argjentinë, Diego Molina është shkarkuar nga puna pas tronditjes që shkaktoi me foton me trupin e ikonës së futbollit, Diego Armando Maradona. Avokati i Maradonës ka thënë se Diego Molina do ta paguajnë shtrenjtë.

“Diego Molina është një ndyrësirë që bëri foto me arkivolin e Maradonës. Për kujtimin e mikut tim, nuk do të resht deri në fund të jetës time që ai ta paguajë shtrenjtë”, u shpreh avokati i Maradonës.

“Dua që ky derr tullaci të vdesë, e dua të vdekur”, shkruan një fans i Maradonës në rrjetet sociale.

Maradona u shua në moshën 60-vjeçare, pas një arresti kardiorespirator në shtëpinë e tij. Ai ishte operuar 2 javë më parë në kokë, pasi kishte një hematomë në tru.

Diego Armando Maradona nuk u balsamos siç raportuan mediat në Argjentinë, por do të prehet pranë prindërve të tij në varrezën e Bella Vista, 40 kilometra nga Bueno Aires.

Ceremonia ishte private, ku ndodheshin vetëm familjarë dhe miq. Gjatë ditës së enjte pati homazhe për legjendën e futbollit botëror, ku me mijëra iu drejtuan Pallatit Presidencial.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...