Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja Belinda Balluku, kreu i Bashkisë Fier dhe deputetë të zonës, ka inauguruar rrugën e re Fier-Vlorë. Kjo rrugë shkurton distancën me 35 minuta kohë.
“Më në fund historia e pafundme e ngërçit të rrugës së Fierit gjatë sezonit turistik, merr fund me hapjen e njërës anë të bypass-it, duke e lehtësuar shumë ndjeshëm qarkullimin drejt jugut dhe anasjelltas”, shkruan Rama në “Facebook”.
Balluku: 35 minuta më pak na duhen për të shkuar në Vlorë.
Rama: 35 minuta më pak edhe 5 vjet dru kokës, dru, të shara, mallkime uf!
Balluku: Policia rrugore ka marrë të gjitha masat për të siguruar gjithçka.
Rama: Një kontratë e çmendur, një kompani e çmendur, një histori e çmendur, një çmenduri çdo sezon edhe të gjitha kokës. Rama ik! Oboboboo…Tani jemi përpara. O Zot shyqyr, ishte një turp i madh ajo histori. Shqipëria turistike që lloste aty tek ajo gropa si filxhan, pupuuu.