Aktualitet

“Shkoni flini rehat”, inxhinierja Bozo flet pas tërmetit


               Publikuar në : 23:13 - 28/01/20 M S

Inxhinierja Luljeta Bozo ka qetësuar qytetarët, duke u kërkuar që të shkojnë nëpër banesat e tyre dhe të mos frikësohen, pasi rreziku nga tërmetet ka kaluar. Sipas saj, tërmeti 4.9 i shkallës rihter është pasgoditje. Një mesazh me mjaft rëndësi vjen për ata banorë të cilët i kanë banesat e shkatërruara. Për ata, Bozo u kërkon që të mos qëndrojnë brënda atyre ambienteve, pasi rrezikshmëria është e lartë.

“Nëse shtëpitë nuk kanë pasur asnjë dëmtim, ose gjëra të vogla, njerëzit të kthehen dhe të flenë rehat. Nuk besoj që do ketë të tjerë. Kurse ata që i kanë të dëmtuar shtëpitë, nuk kanë pse të rrinë brenda. Nuk ka kuptim të rrinë brenda. Një shtëpi e dëmtuar, një goditje e tillë e përkeqëson gjendjen. Ku ka dëmtime të rënda, nuk duhet rrezikuar”, tha Bozo.

“Në si inxhinierë nuk e llogarisim fare. Kështu që nuk është një energji e tillë që shkakton dëm të strukturës. Kuptohet kur ndërton sipas rregullave. Për mua, ata që i kanë shtëpitë në rregull, të flenë rehat”, tha inxhinierja për “Ora News”.

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT