Gjashtë persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi, ditën e sotme në Greqi.
Profesori Sotiris Tsiodoras njoftoi për 4 raste të reja viktimash dhe 56 të infektuar gjatë ditës. Por autoritetet e vendit fqinj raportuan edhe për 2 viktima të tjera në mbrëmje.
Dy viktimat e fundit ishin një 72-vjeçar nga Selaniku dhe një 47-vjeçar nga Athina.
Kështu shkon në 92 numri total i viktimave në Greqi. Ndërsa deri më tani janë regjistruar 2,011 persona të infektuar me COVID-19.
Sipas mediave greke, 269 persona janë shëruar nga koronavirusi në vend.