E martë, 2 Qershor, 2020
23 C
Tirana

Shkon në 377 numri i të prekurve me koronavirus në vend

Më të lexuarat

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet ka goditur vendin mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën në...

Diskutimet për reformën, çfarë propozon PD për qeverinë kujdestare

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur këtë të dielë në orën 19:00, në atë që është cilësuar si data e fundit e saj. Palët...

Bllokimi i kufirit me Kosovën/ Reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e palës kosovare, për të mos lejuar futjen në territorin e tyre të makinave nga Shqipëria,...

Me Manastirliun inauguruan COVID-3/ Rama hedh thumbin e radhës: Pyll pa derra nuk ka

Në një konferencë me gazetarët, kryeministri Rama edhe një herë tjetër paralajmëron shqiptarët se virusi nuk ka iku, ndaj në çdo kohë ata duhet...

Qershori nis i freskët, ja si parashikohen temperaturat gjatë javës

Ndonëse ka nisur zyrtarisht stina e verës, java e parë do të sjellë mot të freskët. Edhe kjo javë do të shoqërohet nga mot...

Një tjetër gjyqtare e vettingut kallëzohet në SPAK

Ish-gjyqtarja e Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata, ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren e KPK-së, Alma Faskaj. Muçmata akuzon Alma Faskajn për kryerjen e veprës penale “Falsifikim...

“Shqiptarët janë popull kafe-dashës”, në mars-prill u importuan rreth 1600 ton

Mbyllja e bareve, nuk i kanë penguar shqiptarët të konsumojnë kafe në shtëpitë e tyre. Përkundrazi, gjatë muajit prill janë importuar 922 ton kafe. Qëndrimi...

Hapja e kufirit/ Procedurat e kalimit në Kosovë dhe Mal të Zi

Në një njoftim të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, bëhet me dije se nga sot Shqipëria ka hapur kufirin me Kosovën e Malin e...

Rasti i George Floyd/ Autopsia private nxjerr tjetër rezultat nga ajo zyrtarja

Familja e të ndjerit George Floyd, i cili u vra nga policia në SHBA kanë vendosur t’i bëjnë një autopsi private për të zbuluar...

Manastirliu: Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook tregon se çfarë do të hapet nga data 1 Qershor, pra nga...

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.

Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, në raportimin e sotëm, lidhur me situatën më të fundit të koronavirusit në Shqipëri.

Kështu shkon në 377 numri total i rasteve me COVID-19 në vendin tonë. Mësohet se rastet e reja janë kontakte të personave që kanë rezultuar pozitivë më parë.

Harta e shtrirjes së koronavirusit është shtrirë në Tiranë, Fier, Has, Berat dhe Shkodër. Deri më tani në Shqipëri kanë ndërruar jetë 21 persona nga COVID-19.

Deklarata e plotë:

Ministria e Shëndetësisë: 16 raste të reja me COVID-19, shkon në 377 numri i të prekurve

12 të shëruar në 24 orë. Shkon në 116 numri i të shëruarve

Dr. Mira Rakacolli
Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 175 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 2571 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 377 raste.
Janë testuar gjithashtu 11 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të gjithë negativë nga COVID-19.
Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 21 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar.

Lexo edhe :   U raportua se humbi jetën nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë zbardh të vërtetën

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Lexo edhe :   COVID-19/ Pasi situata u përkeqësua, Maqedonia e Veriut bën lëvizjen urgjente

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 73 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Has, Berat dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 177 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 10 raste
– Fier 26 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 44 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Siç shihet, kemi një rritje të numrit të rasteve kryesisht në Shkodër, Tiranë dhe Has, që tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë në komunikimet publike.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim, Bylykbashi e Vasili i shkojnë Bashës në zyrë

Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim, ka zhvilluar një mbledhje me të 4 aktorët e Këshillit Politik, OSBE, BE, dhe Britaninë e Madhe, për të ofruar...

Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetë 67-vjeçarja

Ditën e sotme në Allias, Tiranë, një 67-vjeçare u përplas për vdekje nga një automjet. Policia bën me dije se mjeti me drejtuesen shtetasen E.S.,...

“Ai është i vjetër, nuk i bën këto punë”, babai i 15-vjeçares rrëfen si e ngacmonte roja e shkollës

Babai 15-vjeçares së përdhunuar nga roja i shkollës, ka rrëfyer disa detaje tronditëse lidhur me atë çfarë ndodhi. Ai ka treguar në emisionin “Me...

Kina kërcënon SHBA me hakmarrje

Donald Trump dëshiron që për shkak të marrëdhënieve të Pekinit me Hong-Kongun ta kufizojë statusin e privilegjuar ekonomik të ish-kolonisë britanike si dhe ta...

“Kanabisi nuk është çrrënjosur plotësisht”, Lleshaj: Ja qytetet me zonat e kuqe

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pranoi se kanabisi nuk është ç’rrënjosur plotësisht, ndësa kërkoi ndihmë nga strukturat e policisë dhe institucionet e tjera përgjegjëse....
WhatsApp KONTAKTO TT