E hënë, 18 Janar, 2021
7 C
Tirana

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe mbylljen e kanë në dorë autoritetet. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-Covid, për të shmangur një përkeqësim të situatës.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, kreu i qeverisë citoi se një mbyllje e dytë do të kishte pasoja të rënda tek qytetarët, por edhe te ekonomia e vendit. I shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, kryeministri Rama teksa foli për mbylljen e shkollave, konfirmoi se nuk ka një vendim të tillë.

“Duhet të jemi sa më të vetëdijshëm në lidhje me atë që kemi në dorë secili në pozicionin e vet, dhe patjetër së bashku si komunitet dhe bashkësi që jetojmë në këtë vend që të shmangim mbingarkimin e spitaleve me një ngarkesë që do e bënte tejet të vështirë dhe të mbrojmë shëndetin e vet dhe të miqve të vet. Ky është një kontribut i jashtëzakonshëm në luftën e përditshme dhe të përnatshme që bëhet në vijën e zjarrit, aty ku trajtohen pacientët me Covid që kanë pasoja të rënda dhe për të shmangur një mbyllje që do të kishte pasoja të rënda në çdo aspekt sidomos në atë ekonomik. Duke qenë se sot jemi këtu për arsimin dhe kam ndjekur me vëmendje për ato që unë kam konstatuar duke lexuar në rrjetet sociale, një zë të përsëritur për mbylljen e shkollave.

Dua të theksoj se çfarë hapet dhe mbyllet, është përgjegjësi e autoriteteve të autorizuara që kanë të gjithë ekspertizën dhe detyrimin ligjor që të marrin vendim në një kohë kaq të vështirë. Përmes kësaj, unë dëshiroj që të përcjell se sipas të dhënave dhe ndjekur të gjithë orientimet e autoriteteve shëndetësore dhe shkencore në të gjithë vendet, shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë por një hapësirë që si të gjithë hapësirat e tjera kanë potencialin e tyre të rrezikut.

Lexo edhe :   Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij infektohen me Covid-19
Lexo edhe :   Kosovë, 7 viktima dhe 296 raste të reja me Covid-19

Kjo do të thotë se është e rëndësishme zbatimi i masave në çdo shkollë siç po ndodh që personeli drejtues dhe pedagogjik të jetë sa më këmbëngulës në zbatimin e tyre dhe nga ana tjetër ajo që unë kam dëgjuar nga ekspertët tanë dhe e kam konsultuar është që në vlerësimet e përgjithshme që bëhen në lidhje me shkollat është domosdoshmëria që bëhet për mbrojtjen e këtij aspekti. Sidoqoftë kjo është një vendimmarrje që u takon autoriteteve tona dhe nuk më takon as mua dhe asnjërit.

Unë jam i vetëdijshëm për këtë sfidë, por e rëndësishme është që secili të bëjë detyrën e tij, për të kaluar këtë provë të madhe”, ka thënë Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...