E enjte, 9 Dhjetor, 2021
14.5 C
Tirana

Shkodra si në vitin ’97/Trondit Artan Hoxha, nxjerr bisedën me Astrit Bilalin një ditë para atentatit

Përpos statusit në Facebook, ku jepte mesazhe të qarta ndaj policisë, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të dhëna të tjera tronditëse lidhur me ekzekutimin mafioz që ndodhi sot në Shkodër.

Artan Hoxha nxjerr fotot dhe plas ‘bombën’: E gjithë Shkodra e di kush janë vrasësit!

I ftuar në studion e ‘Report Tv’, gazetari investigativ Artan Hoxha ka rrëfyer se dje kishte pasur komunikim me mesazhe me të ndjerin Astrit Bilali. Hoxha ka zbuluar se Astrit Bilali e ndjente rrezikun që i kanosej. Për këtë arsye, ai kishte muaj të tërë që nuk dilte nga shtëpia, lëvizje shumë të kufizura vetëm për tu kujdesur për kuajt.

“Dje kam komunikuar me të. Kishte shqetësim në lidhje me ngjarjet e fundit në Shkodër, dhe me mos reagimin e policisë për ngjarjet e fundit në Shkodër. Kishte kohë që rrinte i mbyllur, dhe bënte lëvizje shumë të kufizuara. Dilte nga shtëpia, vetëm për tu kujdesur për kuajt”, tha Hoxha.

Gazetari tregoi se pas një muaji izolim në shtëpi, Bilali doli nga banesa në shtator të 2018-ës, për të pritur një grup vizitorësh në resortin e tij me kuaj. Në këtë ditë u vra duke kalëruar Arjan Ferracaku. Sipas Artan Hoxhës, kjo vrasje ishte për t’i treguar fisit Bilali se tashmë shenjestra e grupeve kriminale ishte drejtuar nga ta. Pra, vrasja e Arjan Ferracakut ishte sinjali që Astrit Bilali dhe pjesëtarë të familjes së tij ishin vënë në listën e ekzekutorëve në Shkodër.

“Qëkur ka ndodhur vrasja e Arjan Ferracakut në shtator 2018…Një muaj para shtatorit, Astrit Bilali nuk kishte dalë nga banesa prej një muaji. Atë ditë i kishte ardhur një grup turistësh për të bërë shëtitje, se ai ka disa kuaj, është pasioni i tij hipizmi, dhe për fat të keq u vra Arjan Ferracaku.

Asnjë implikim nuk i gjendej atij njeriu në aktivitete kriminale. Vrasja e Arjan Ferracakut ishte sinjali që Astrit Bilali dhe pjesëtarë të familjes së tij ishin vënë në listën e ekzekutorëve në Shkodër. I hodha një sy mesazheve që kisha shkëmbyer me të, dhe ai shprehet qartë që është në një situatë të vështirë ai dhe familja e tij. Shkodra ka kaluar në ’97-ën”, tha Artan Hoxha.

Gazetari shtoi se dy vëllezërit e vrarë sot, Astrit dhe Brahim Billali, nuk janë pjesëtar bandash. Lidhja që bëhet me serialin e vrasjeve është me djalin e tij Astmer Bilalin. Ish-boksieri i Vllaznisë është arrestuar si pjesëtar i bandës së Bajrave në Shkodër.

Vrasja mafioze në Shkodër/Një nga vëllezërit, babai i ish-kampionit të Vllaznisë

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Semi hoqi Donaldin nga Instagrami, Romeo ‘merr hak’ për të vëllanë

Pas eleminimit të Semit nga shtëpia e “Big Brother”, gjërat ndryshuan. Ajo kishte një miqësi të mirë me Donaldin për shkak të Borës, por...

Finlandë/Kryeministrja kërkon falje që nuk u izolua, pasi doli në një klub nate

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin i kërkoi falje publikut të mërkurën, pasi u shfaq një foto e saj në një klub nate pas testimit pozitiv...

“Nuk e dija që vëllai ishte dënuar për drogë”, shkarkohet gjyqtarja

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Semiramis Hoxholli u shkarkua nga detyra më 24 shtator, pasi u konstatua se nuk kishte...

Escobar shpërfill Berishën: Ftojmë Bashën për vizitë në Uashington

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shprehur haptazi mbështetjen ndaj kryetarit demokrat Lulzim Basha. Ai tha sot për...

Shqipëria, kokulur në Ditën Botërore kundër Korrupsionit

Nga: Bujar Leskaj 18 vite më parë, më 9 dhjetor të vitit 2003, në Kombet e Bashkuara u mblodhën përfaqësuesit më të lartë të 100 shteteve...