E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Shkodra nën pushtetin e bandave, Xhafaj mburret me arritjet personale

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ka prezantuar shifrat e policisë për arritjet që kjo e fundit ka bërë gjatë drejtimit të tij.

Xhafaj ka folur edhe për ngjarjet e rënda të ndodhur së fundmi në vend, duke iu referuar edhe vrasjeve të ndodhur në Shkodër.

Ministri është shprehur se Policia po bën punën maksimale për zbardhjen e dinamikës dhe kapjen e autorëve, ndërsa ka thënë se opozita po zgjedh rrugën e gabuar lidhur me qëndrimin dhe akuzat që ka hedhur mbi qeverinë për këto raste.

“Ajo që po bën opozita, lidhur me ngjarjet e rënda të ndodhur së fundmi, është një sulm agresiv i qëllimshëm për të nxirë imazhin e policisë dhe të vendit. Nuk dua t’i hyjë farë diskutimit se cila është natyra e disa prej viktimave të përfshirë në këto ngjarje, apo sa dhe si këta ta fundit kanë qenë vetë të përfshirë në vrasje të mëparshme…

Natyrisht për ne cdo rast vrasje përbën një ngjarje të rëndë sepse janë jetë njerëzish dhe cenojnë sigurinë qytetare. Ne jemi duke iu shkuar në fund këtyre rasteve dhe shumë shpejt do të zbardhim edhe autorët, kjo sa i takon përgjegjësisë sonë. Sa i përket opozitës, kanë zgjedhur një kauzë të gabuar.

Në këto muaj kemi bërë një skanim të qartë dhe të hollë të grupeve kriminale që nuk u krijuan sot, por kanë vite. Kemi goditur një pjesë të këtyre grupeve, dhe do të godasim edhe të tjerë në muajt në vijim, falë punës së mirëorganisuar të struktuarave përkatëse të shtetit”, u shpreh ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...