E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

Shkodra nën kthetrat e krimit/11 viktima brenda 8 muajve, asnjë vrasje e zbuluar

Ekzekutimi i vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali e çojnë në 11 numrin e vrasjeve në Shkodër brenda tetë muajve. Saga e ekzekutimeve nisi në 15 korrikun e vitit të shkuar, kur para banesës ku banonin u ekzekutuan ish-polici Boran Bercana dhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndoci, e cila në momentin e vrasjes, mbante në duar foshnjen e saj.

Artan Hoxha nxjerr fotot dhe plas ‘bombën’: E gjithë Shkodra e di kush janë vrasësit!

Policia e Shkodrës ka dhënë detajet e para zyrtare rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi në këtë qytet, ku u ekzekutuan me armë zjarri dy vëllezërit Bilali.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 30.03.2019, rreth orës 09:45, në lagjen “Guerile” në vendin e quajtur “Zooteknika”, nga persona ende të pa identifikuar janë vrarë me armë zjarri shtetasit A. B. 59 vjeç dhe B. B., 61 vjeç (vëllezër). Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët pas ngjarjes janë larguar me një automjet i cili është gjetur duke u djegur në një rrugicë në brendësi të lagjes ku ka ndodhur ngjarja.

Në ndihmë të Policisë së Shkodrës janë vënë forcat FNSH Shkodër, ku janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja në një perimetër të gjerë të zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

Gjithashtu nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është nisur një grup i posaçëm me ekspertë dhe drejtues të Policisë Kriminale dhe asaj të Rendit, për t’ju bashkuar grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që çdo informacion sado të vlefshëm që mund të kenë, të njoftojnë në numrin 112 ose në numrin 0 69 410 2147, duke ju garantuar ruajtjen e plotë të anonimatit.

Lexo edhe :   Atentat ish-deputetit dhe ish-kreut të Komunës Velipojë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si lindi alfabeti

Nga: Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj, saqë ne mund ta marrim atë sot si të mirëqenë. Në...

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...

Pandemia i bëri shqiptarët “dembelë”

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar nivele të larta të “dembelizmit” në të gjithë vendin. Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u...