Aktualitet

Shkencëtarët zbulojnë materialin më të vjetër në Tokë (FOTO)


               Publikuar në : 09:42 - 14/01/20 M P

Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë materialin më të vjetër që ekziston në planetin tonë. Ata kanë arritur të bëjnë zbulimin duke studiuar një meteorit të rënë në tokë në vitet 60’.

Gjatë studimit, ata gjetën grimca brenda një guri që datojnë nga 7.5 miliardë vite më parë. Sipas shkencëtarëve, këto grimca janë formuar në yje shumë shumë kohë përpara se të formohej sistemi ynë diellor.

“Ato janë mostra të ngurta të yjeve, me fjalë të tjera, janë pluhur i vërtetë i yjeve”, tha autori kryesor i këtij studimi, Phipill Keck, i cili punon në Universitetin e Chicago-s.

Një ekip i shkencëtarëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra i analizuan 40 pjesë të një meteoriti që kishte rënë në Australi në vitin 1969.

Për ta zbuluar moshën e këtyre grimcave u mat koha e ekspozimit të tyre ndaj rrezeve kozmike në hapësirë. Disa nga këto rreze ndërveprojnë me materien dhe formojnë elemente të reja. Sa më gjatë që këto grimca janë ekspozuar ndaj rrezeve, aq më shumë elemente të reja formohen, shkruan “BBC”.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT