Shkencëtarët po studiojnë mundësinë e kombinimit të vaksinave kundër Covid-19

A mund të funksionojë mbrojtja kundër Covid-19, nëse kombinoni një dozë të vaksinës së AstraZeneca, me një dozë të dytë të Novavax. A do të jenë më të rënda pasojat e një përzierjeje të tillë? Në SHBA, deri tani janë përdorur 2 vaksina, teksa e treta ajo e Johnson &Johnson, iu bashkua këtë javë.

69 vaksina të tjera janë në zhvillim klinik në të gjithë globin, dhe gati dy të tretat e atyre parashikojnë të gjenerojnë imunitet me dy ose më shumë doza. Por, sigurimi që njerëzit ta marrin vaksinën e duhur në kohën e duhur, ka rezultuar të jetë një sfidë shumë më e madhe logjistike se sa parashikohej në fillim.

Për më tepër, shfaqja e shpejtë e papritur e varianteve kërcënuese të koronavirusit, e ka bërë të domosdoshme marrjen sa më të shpejt të vaksinave. Zyrtarët shëndetësorë në Britaninë e Madhe propozuan një zgjidhje rrënjësore për të dyja problemet:Vononi dozat e dyta deri në 12 javë, në mënyrë që më shumë njerëz të mund të marrin të paktën një dozë.

Më vonë, qeveria britanike pranoi që në rrethana të jashtëzakonshme, doza të papërshtatshme mund t’u jepen njerëzve që shkojnë të bëjnë dozën e tyre të dytë, dhe zbulojnë se vaksina që ata bënë në fillimisht nuk është më e disponueshme.

“Unë nuk do të bëja asnjë dallim, nëse përdorni vaksina të tjera me të dhëna të mira”- tha dr.Entoni Fauçi, drejtor i Institutit Kombëtar të SHBA-së të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive. Tani studiuesit britanikë, po përpiqen të bëjnë pikërisht këtë.

Këtë muaj, një ekip vaksinologësh nga Universiteti i Oksfordit, filloi rekrutimin e 800 apo më shumë njerëzve të moshës 50 vjeç ose më të mëdhenj për një studim kompleks, për të parë nëse ndërrimi i vaksinave mund të funksionojë vërtet.

Lexo edhe :   Shkencëtarët: Ja viruset që mund të shkaktojnë pandemi në të ardhmen

Duke përdorur një provë klinike me 8 doza, ata do të testojnë regjimet e vaksinave duke përdorur kombinime dhe intervale të ndryshme të dy vaksinave që aktualisht po shpërndahen në Britani:njëra e bërë nga Pfizer dhe BioNTech, dhe një tjetër e zhvilluar nga Oxford dhe AstraZeneca.

Në njoftimin paraprak të provës së vaksinave të përziera, dr.Metju Snejp përmendi eksperimente tek minjtë, tek të cilët kombinimet e vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca, e rritën imunitetin më shumë sesa vetëm 2 doza të secilës vaksinë.

Ndoshta kjo gjë do të funksiononte edhe te njerëzit. Të dyja vaksinat synojnë proteinën e jashtme që vesh koronavirusin, e cila luan një rol të rëndësishëm në procesin e infeksionit. AstraZeneca përdor një virus të modifikuar të së ftohurës së zakonshme për ta njohur sistemin imunitar me proteinën virale.

Ndërkohë Pfizer përdor udhëzimet gjenetike për të njohur proteinën virale, dhe mbështetet tek qelizat njerëzore për ta prodhuar atë. Vaksinat kundër Covid-19, të zhvilluara nga Novavax dhe Johnson & Johnson, fokusohen tek proteinat virale, dhe studiuesit presin që t’i shtojnë ato gjatë testeve që vazhdojnë. Studimi britanik, pritet që t’i bëjë publike gjetjet në muajin qershor.

Burimi i lajmit: https://medicalxpress.com/news/2021-03-scientists-covid-vaccines.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY