E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Shkencëtarët paralajmërojnë: Kina po rrit kapacitetet për armë bërthamore

Shkencëtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Kina po zgjeron kapacitetin e saj për të ruajtur dhe lëshuar raketa bërthamore. Pamjet satelitore nga provinca Xinjiang në perëndim të vendit sugjerojnë se po ndërton një fushë silo raketash bërthamore, thotë një raport nga Federata e Shkencëtarëve Amerikanë (FAS), shkruan BBC.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes kanë shprehur shqetësimin për ndërtimin e bërthamës së Kinës, teksa kjo është fusha e dytë që po ndërtohet në dy javët e fundit n Kinën Perëndimore.

Të dyja këto fusha mund të strehojnë rreth 110 kapanone nëntonë (pajisje që përdoren për ruajtjen dhe lëshinim e raketave). Ndërkohë që muajin e kaluar, u raportua se 120 kapanone u pikasën në një vend të shkretë në Kinë.

Në vitin 2020 Pentagoni tha se Kina ishte vendosur të dyfishojë rezervat e saj të kokave bërthamore, nga një bazë e ulët. Lajmi vjen ndërsa SHBA dhe Rusia përgatiten për bisedimet e kontrollit të armëve.

Bisedimet, midis Zëvendës Sekretarit të Shtetit të SHBA Wendy Sherman dhe Zëvendës Ministrit të Jashtëm rus Sergei Ryabkov, po shihen si një hap i parë drejt ringjalljes së negociatave të bllokuara për zvogëlimin e armëve bërthamore.

Por, Kina deri më tani nuk ka marrë pjesë në negociatat e kontrollit të armëve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Serbët bllokojnë rrugën, pas vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave

Mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare policia e Kosovës u ka hequr targat të gjitha makinave nga Serbia, dhe i ka pajisur me targa...

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...