Shkencëtarët janë të mendimit se koronavirusi është përhapur që në muajin tetor, por virusi po përshtatej në trupin e njeriut ndërkohë që përhapej. Ajo çfarë dihet më tani është se virusi dha shenjat e para në Kinë, e pas infektimit të mbarë globit nisën edhe sulmet e para. SHBA nuk ndalet me akuzat ndaj Kinës, madje duke i kërkuar që të mbajë përgjegjësinë për COVID-19.
Një studim gjenetik i mostrave nga më shumë se 7 mijë e 500 njerëz të infektuar, sugjeron që virusi u përhap shumë shpejt në të gjithë botën, pasi ai u shfaq në Kinë diku midis tetorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.
Në një studim të botuar në revistën Infection, Genetics and Evolution, ekipi i studimit i udhëhequr nga Francois Balloux shkroi se pandemia Covid-19 filloi diku rreth 6 tetorit deri më 11 dhjetor 2019. “Vlerësimet filogjenetike mbështesin tezën që pandemia Covid-2 filloi diku rreth 6 tetorit 2019 deri më 11 dhjetor 2019, që korrespodon me kohën e kalimit të tij tek njerëzit”.
Balloux tha se analiza zbuloi gjithashtu se virusi ishte dhe është duke ndryshuar, siç ndodh zakonisht me viruset. Një pjesë e madhe e diversitetit gjenetik global të virusit që shkakton Covid-19, u gjet në të gjitha vendet më të goditura.