E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Shkencëtarët në Izrael drejt krijimit të vaksinës. Ja çfarë thonë ata

Teksa këto ditë janë orë ankthi, e ndërsa nuk dihet sesi do të përballemi me koronavirusin, lajme mjaft të mira na vijnë nga shkencëtarët në Izrael. Ata presin të njoftojnë ditët në vijim, përfundimin e zhvillimit të një vaksine të re për koronavirusin. Shumë prej kërkuesve po punojnë intensivisht për gjetjen e një vaksine.

Sipas mediave izraelite, shkencëtarë të Institutit të Kërkimeve Biologjike, me mbështetjen e kryeministrit të vendit, kohët e fundit kanë përparuar shumë në lidhje me mekanizmin biologjik dhe kuptimin e cilësive të këtij virusi.

Kjo përfshin aftësi më të mira për diagnoza më të mira, prodhim antibiotikësh për ata që janë prekur tashmë dhe zhvillimin e një vaksine të mundshme. Për të arritur deri në pasjen e një vaksine, kërkon një seri testimesh. Por ky proces mund të kërkojë disa muaj kohë.

Rreth 3 javë më parë, në Izrael u dërguan mostra të virusit nga Japonia, Italia dhe vende të tjera, në të cilat koronavirusi është i përhapur në masë.

Ekspertët besojnë se koha që do t’i duhet deri në përfundimin e plotë të një vaksine, varion nga disa muaj deri në një vit, një vit e gjysmë. Para konfirmimit për përdorim, çdo vaksinë e krijuar në Izrael kalon në procese shumë strikte.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...