E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
5 C
Tirana

Shkencëtarët krijojnë “simfoninë” e koronavirusit

Më të lexuarat

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

FOTO/ Tirana një “betoniere” e madhe, 10 kulla në ndërtim e sipër

Edhe pse vendi ndodhet në krizë ekonomike për shkak të tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë Covid-19, Tirana vijon të ketë një bum ndërtimesh. Këtij...

Komiteti Teknik del me vendimin e fundit për universitetet

Zv.Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, zbuloi vendimin më të fundit që është marrë për universitetet. Në një konferencë për mediat, ajo tha se mësimi...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Fraza harmonike me tinguj kumbues sa herë që virusi “pushton” qelizat e indit, gjëmime që i ngjajnë motit me furtunë, sa herë që koronavirusi shumohet, kombinohen për të krijuar një simfoni muzikore që pasqyron në tinguj koronavirusin në veprim.

Shkencëtarët kanë arritur të përkthejnë në gjuhën e notave muzikore reaksionet biologjike të koronavirusit në përpjekje për ta kuptuar më mirë.

Professor Markus Buehler në Institutin e Masaçusetsit për Teknologji (MIT) dhe ekipi i tij po përdorin inteligjencën artificiale për ta transformuar modelin e strukturës së proteinave të koronavirusit në nota të një kompozimi të muzikës klasike.

Studiuesit identifikojnë me një notë specifike muzikore çdo amino acid, një ndër blloqet përbërëse të çdo proteine të virusit. Një algoritëm kompiuterik i kombinon notat që përfaqësojnë amino acidet dhe krijon muzikë.

Profesor Buehler beson se duke dëgjuar muzikën njerëzit arrijnë të krijojnë një ide më të qartë të mënyrës si vepron virusi. “Për ta ndjekur me sy, duhet ta zmadhosh shumë dhe ta shohësh në këndë të ndryshme. Përmes notave, e ndjek procesin me 2-3 sekonda muzikë”.

Pjesa muzikore zgjat 1 orë e 50 minuta dhe është ngarkuar në faqen e shërbimit SoundCloud.

Frazat e para të kompozimit për shumë dëgjues tingëllojnë shumë melodioze dhe qetësuese. Dr. Buehler thotë se kjo reflekton penetrimin me lehtësi të proteinës së virusit në qelizat e njeriut.

“Kjo ndodh ngaqë virusi ka një mënyrë shumë efiçente të manipulimit të qelizës që të çaktivizojë sistemin mbrojtës,” shpjegon zoti Buehler.

Lexo edhe :   “Spektakël i pështirë”, Rama komenton gjobën ndaj Metës

Kur virusi fillon të shumëfishohet dhe proteina fillon të sulmojë qeliza të tjera, muzika bëhet dramatike dhe e zymtë. Një nga dëgjuesit u shpreh se mendon që në këtë moment i sëmuri fillon të ketë temperaturë.

Lexo edhe :   Moderatori i njohur rezulton pozitiv me COVID-19

Të tjerë shprehen se këto fraza muzikore i trembin, apo i trishtojnë.

Prof. Buehler tha se muzika mund të ndihmojë hulumtuesit të krijojnë antitrupa.

Përsëri duke përdorur inteligjencën artificiale që ka krijuar këtë paralele muzikore të funksionimit të virusit dhe të krijojnë antitrupa që i përshtaten këtij “ritmi”.

Përhapja e shpejtë e koronavirusit e ka bërë të dosmosdoshme që të “jemi mendjehapur ndaj mënyrave si analizojmë informacionin,” thotë Profesor Buehler.

“Mënyrat tradicionale, ku identifikon disa proteina, bën analiza e prova klinike për vite me radhë, nuk janë të përshtatshme në këtë rast, pasi nuk kemi kohë për to,” thotë Markus Buehler. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uzuni nuk ia del të ndalë Ronaldon, PSG, Lacio dhe Dortmund bëjnë detyrën

Mbyllen ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampioneve. Ferencvaroshi i Myrto Uzunit, ishte pranë një barazimi historik ndaj Juventusit në Torino, por...

Në gjendje të rëndë prej 2 ditësh, Covid-19 i merr jetën mjekut nga Dibra

Humbje e rëndë për qytetarët dibranët, të cilët kanë shprehur trishtim të madh, pasi mësuan ndarjen nga jeta të mjekut, Ibrahim Kaziu. I ndjeri, 68...

Avokati i Gykatës Speciale: Procesi gjyqësor në Hagë mund të zgjasë 10 vjet

Avokati i Gjykatës Speciale, Taulant Hodaj është shprehur se gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së mund të zgjasë deri në 10 vjet. Në një intervistë që...

Dritë jeshile për Francën/ Macron: Më e keqja e valës së dytë kaloi

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka thënë se më e keqja e pandemisë së koronavirusit ka mbaruar. Në një deklaratë për mediat, ai ashtë shprehur...

Kryemadhi: E kam kaluar koronavirusin, as nuk e kuptova fare

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka pranuar për herë të parë se ka kaluar Covid-19. E ftuar në “Open”, Kryemadhi tha se në momentin...