E mërkurë, 27 Janar, 2021
1 C
Tirana

Shkencëtarët: Koronavirusi, ngjitës për disa orë në ajër

Koronavirusi, një patogjen shumë ngjitës që ka shkaktuar një pandemi globale, mund të ruajë aftësitë ngjitëse në pikëza sekrecionesh që pluskojnë në ajër për orë të tëra; gjithashtu virusi mbetet aktiv në sipërfaqe të ngurta për ditë me radhë, sipas një studimi të ri që paralajmëron se duhen forcuar masat e vetë-distancimit fizik për të shmangur infektimin me këtë virus që shkakton sëmundjen COVID-19.

Shkencëtarët në Institutin e Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive, pjesë e sistemit të Instituteve Amerikane të Shëndetit, janë përpjekur të ndjekin reagimin e virusit të marrë nga një person i infektuar dhe të vendosur në sipërfaqe të ndryshme objektesh në banesë dhe në mjedise spitalore.

Shkencëtarët përdorën një mjet që spërkat pikëza të lëngshme që përmbajnë virusin, të ngjashme me sekrecionet që lëshon një person në ajër kur kollitet apo teshtin.

Provat treguan se virusi që ndodhet në këto pikëza të përcjella përmes kollës apo teshtimës, mbetet aktiv dhe i aftë të infektojë individë të tjerë për të paktën tre orë në ajrin e infektuar.

Në sipërfaqe plastike dhe çeliku, virusi diktohet deri në tri ditë pas infektimit të sipërfaqes.

Në sipërfaqe kartoni nuk mbijeton pas 24 orësh. Në sipërfaqe bakri, virusi mbijeton deri në katër orë.

Shkencëtarët thonë se duhen 66 minuta për virusin që të humbasë funksionimin e gjysmës së përbërësve të tij nëse ndodhet në gjendje pluskuese në ajër.

Kjo nënkupton se pas një ore e gjashtë minutash, fillon çaktivizimi i pjesësave përbërëse të virusit, megjithatë 25% e tij mbetet aktive për më shumë kohë.

Tre orë pas përhapjes së virusit përmes sekrecioneve në ajër, 12.5% e tij mbetet ende aktive, shpjegon Neeltje van Doremalen me Laboratoret e Maleve Shkëmbore, pjesë e Institutit të Sëmundjeve Alergjike e Infektive.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Co*id-19 në Kosovë, mes tyre edhe një 29-vjeçar
Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Co*id-19 në Kosovë, mes tyre edhe një 29-vjeçar

Në një shtresë çeliku duhen 5 orë e 38 minuta që gjysma e përbërësve të virusit të çaktivizohen. Në sipërfaqe plastike duhen gjashtë orë e 49 minuta, ndërsa në karton duhen tre orë e gjysmë.

Rezultoi se në bakër virusi ka jetëgjatësinë më të shkurtër, pasi gjysma e elementëve përbërës të tij çaktivizohen brenda 46 minutash. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...