Shkencëtarët japin paralajmërimin e fortë: Pandemitë e ardhshme do jenë fatale për ne

Nëse ne nuk ndryshojmë sjellje ndaj ambjentit ku jetojmë, me gjasë pasojat do të jenë kolosale nga pandemitë e ardhshme. Ky paralajmërim i frikshëm vjen nga shkencëtarët, të cilët kanë kërkuar ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve.

Sipas kërkuesve, pandemitë e ardhshme ka të ngjarë që të jenë më të shpeshta, vdekjeprurëse dhe që do të përhapen më shpejt. Kjo duke nisur nga shpyllëzimi i shfrenuar, minierat, zhvillimi i infrastrukturës, etj.

“Ne kemi një dritare të vogël mundësish, për të kapërcyer sfidat e krizës aktuale. Për të shmangur mbjelljen e farave të atyre të ardhshme”, kanë thënë një grup prej katër shkencëtarësh.

Profesorët Josef Settele, Sandra Diaz, Eduardo Brondizio dhe Dr. Peter Daszak, u tërhoqën në kërkime nga Raporti i Vlerësimit Global të IPBES të tyre vitin e kaluar. Ata dolën në përfundimin se 1 milion lloje bimësh dhe kafshësh, janë në rrezik zhdukje në dekadat e ardhshme.

“Shpyllëzimi i shfrenuar, zgjerimi i pakontrolluar i bujqësisë, bujqësia intensive, minierat dhe zhvillimi i infrastrukturës, si dhe shfrytëzimi i specieve të egra kanë krijuar një ”stuhi perfekte”, për përhapjen e sëmundjeve nga jeta e egër te njerëzit”, thanë shkencëtarët.